English

Spanjë - Të Paktën 12 Të Vdekur Nga Një Aksident Hekurudhor

MADRID, 24 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 12 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti hekurudhor në lokalitetin katalanas të Kasteldefeles, në verilindje të Spanjës, njoftoi radioja kombëtare spanjolle. Rreth 15 persona të tjerë u plagosën nga përplasja e një treni të shpejtësisë së madhe me një grup njerëzish, të cilët në vend që të kalonin në një nënkalim, preferuan të ecnin mbi binarë, në stacionin hekurudhor të Kasteldefeles, pranë Barcelonës./ /ec/ a.jor.
KOMENTE