Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Grupi E, Japoni - Danimarkë, Sfidë Për Kualifikim
English

Sport-Botëror/ Grupi E, Japoni - Danimarkë, Sfidë Për Kualifikim

- Holanda është e kualifikuar, Kameruni i eliminuar. Danimarkë-Japoni është dhe takimi percaktues i grupit per ekipin e dyte qe shkon ne 1/16 -. TIRANË, 24 Qershor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kampionati Botëror i Futbollit pati një fillim jo shumë bindës për Holandën. Edhe pse nuk shfaqi një formë të shkëlqyer, skuadra e Bert van Marëijk e shikon veten të pozicionuar në krye të Grupit E me 6 pikë. Një barazim me Kamerunin do të ishte shumë i vlefshëm për "portokallinjtë", për të mbajtur të sigurtë vendin e parë në grup. Ndërkohë që holandezët shijojnë me qetësi kualifikimin, skuadra e Kamerunit ka kaluar momente të vështira, që kur legjendari Roger Milla kritikoi lojtarin Samuel Eto'o, se nuk ka dhënë performancën e tij më të mirë në kombëtare. Kamerunit tani i ka mbetur vetëm të dalë me krenari nga Kupa e Botës dhe këtë mund ta bëjë, duke fituar kundër Holandës. Ndeshja e Grupit E, Danimarkë-Japoni do të jetë pa diskutim një nga më të fortat e ditës. Me 3 pikë secili ekip, përballja mes danezëve dhe japonezëve kthehet në një luftë të ashpër, ku në fund njëri duhet të ikë dhe tjetri të vazhdojë garën. Danimarka e nisi kampionatin me disfatë ndaj holandezëve dhe më pas fitore ndaj kamerunasve, ndërsa tani i duhet triumfi për të ecur drejt fazës së dytë. Kështu Danimarka do të ruante edhe rekordin e moseliminimit asnjëherë nga raundi i ndeshjeve brenda grupit. Ardhja e trajnerit të Japonisë Takeshi Okada, në botëror u shoqërua me shumë presion, për shkak të performancës jo shumë të mirë të ekipit të tij, i cili është kritikuar edhe nga fansat. Okada do t'i zhgënjente kritikët, duke e çuar Japoninë në raundin e dytë dhe për këtë i duhet të paktën barazimi me Danimarkën dhe fitorja e Holandës me Kamerunin. /a.ke/
KOMENTE