Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport - Komuniteti Sportiv Në Të Gjithë Botën Feston Ditën Olimpike 2010
English

Sport - Komuniteti Sportiv Në Të Gjithë Botën Feston Ditën Olimpike 2010

TIRANË, 24 Qershor/ ATSH- Gjergji Mima /. - Dita Olimpike 2010 është festuar nga e gjithë bota sportive nëpërmjet aktiviteteve të shumta festive dhe sportive. Me rastin e kësaj dite, Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombetar (IOC), Jacque Rogge, përshëndeti të gjithë komunitetin sportiv botëror me anë të një letre, në të cilën thekson se "Dita Olimpike nuk është si çdo festim tjetër publik apo festë kombëtare. Është një ditë e veçantë ku mblidhemi së bashku, lëvizim së bashku dhe mësojmë për vlerat olimpike të shkëlqimit, miqësisë dhe respektit". "Dita Olimpike është gjithashtu i vetmi event i përvitshëm mbarëbotëror i Lëvizjes Olimpike. Shumica e Komiteteve Olimpike Kombëtare (KOK) në të pestë kontinentet përfitojnë nga ky rast për të ndarë shpirtin olimpik me njerëz të të gjitha moshave. Dita Olimpike ka si synim të gjithë njerëzit, pavarësisht aftësive të tyre sportive", thuhet në letrën e z. Rogge. Ai vlerëson se "në një kornizë më të gjerë të Ditës Olimpike, Dita Olimpike e Vrapimit është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr brezin e ri në arenën e sportit, dhe për t'i ndihmuar ata të japin më të mirën e vetes. Kjo është aryeja e një eventi tjetër të rëndësishëm të vitit 2010 - Lojërat Olimpike Rinore (LOR), të cilat do të mbahen për herë të parë në gusht në Singapor". "Dita Olimpike është një mundësi e mirë për të drejtuar vëmendjen dhe për të promovuar LOR, objektivat e të cilave janë të ngjashme me ato të Ditës Olimpike, por që synojnë një grup moshe të caktuar në një nivel më konkurrues", u shpreh Rogge. Olimpizmi është një filozofi jete, që lartëson dhe kombinon në një tërësi të ekuilibruar cilësitë e trupit, vullnetit dhe mendjes. Duke shkrirë sportin me kulturën dhe edukimin, olimpizmi synon të krijojë një mënyrë jetese të bazuar mbi kënaqësinë e përpjekjeve, vlerën edukuese të shembullit të mirë dhe respektin për parimet etike thelbesore universale. Qëllimi i olimpizmit është ta vendosë sportin në shërbim të zhvillimit harmonik të njeriut, në këndvështrimin e promovimit të një shoqërie paqësore, e cila përkujdeset për ruajtjen e dinjitetit njerëzor. - Historik i shkurtër i Ditës Olimpike 1894 - Në këtë datë, pjesëmarrësit e Kongresit Ndërkombëtar të Atletikës në Paris votuan unanimisht për të ri-themeluar Lojërat Olimpike, sipas propozimit të Pierre de Couberte. Kjo është ditëlindja e Lëvizjes Olimpike Moderne. 1948 - Kjo është data e Ditës së parë Olimpike, aprovuar nga Sesioni i 42 i CIO në St. Moritz, Zvicër, në Janar 1948. Dita Olimpike Botërore u mbajt nga një total prej nëntë Komitetesh Olimpike Kombëtare, që mbajtën ceremonitë në vendet e tyre respektive: Austria, Belgjika, Kanadaja, Britania e Madhe, Greqia, Portugalia, Zvicra, Uruguaji dhe Venezuela. 1978 - Në edicionin e vitit 1978 të Kartës Olimpike, CIO rekomandon për herë të parë që të gjitha KOK të organizojnë Ditën Olimpike për të promovuar Lëvizjen Olimpike. "Rekomandohet që të gjitha KOK të organizojnë rregullisht (nëse është e mundur çdo vit) një Ditë Olimpike, e cila synon të promovojë Lëvizjen Olimpike". Ideja e zgjerimit të festimeve, duke organizuar evente për një javë të tërë, u shtua në versionin e vitit 1990 të Kartës Olimpike. 1987 - Koncepti i Ditës Olimpike të Vrapimit (DOV) u lançua nga Komisioni "Sport për të Gjithë" i CIO. Kjo ditë u konceptua nga komisioni si një mënyrë për të inkurajuar KOK për të festuar Ditën Olimpike. DOV e parë u mbajt në një distancë prej 10 km, me 45 Komitete Olimpike Kombëtare pjesëmarrëse. 2008 - Festimi i Ditës Olimpike mbushi 60 vjeç! Me kalimin e viteve, ajo është kthyer në festimin e vetëm mbarëbotëror të Lëvizjes Olimpike dhe ka ndihmuar në përhapjen e vlerave olimpike në çdo cep të botës. Mars 2009 - Në 2009, vrapimi u bë aktiviteti kryesor i Ditës Olimpike, një event që mbledh së bashku të gjitha aktivitetet e KOK. /s.s./
KOMENTE