English

Topalli: Rezoluta e PE, moment historik dhe madhor për ne

Tiranë, 24 Qershor, NOA – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjatë seancës së sotme plenare ka falënderuar Komisionin e Jashtëm të Parlamentin Evropian për miratimin e rezolutës për integrimin e Shqipërisë.

Ajo nënvizoi se priste që edhe opozita të shprehje mirënjohje për PE-në për këtë vendim, pasi “kjo është një datë historike dhe madhore për qytetarët shqiptarë”.

"Kjo është ndër datat historike dhe prisja të fillonim seancën duke i shprehur mirënjohje PE-së për këtë vendim historik", u shpreh Topalli.

Sipas saj, ky vendim është meritë edhe e punës së kryer nga Kuvendi i Shqipërisë, i cili në 9 muaj ka kaluar mbi 180 ligje, rezoluta etj, edhe pse me bojkotin e opozitës.

n.e/NOA

KOMENTE