Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:14094458:SSL routines:ssl3_read_bytes:tlsv1 unrecognized name in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Ditë E Hapur Në Fregatat E Marinës Turke
English

Vlorë: "Ditë E Hapur" Në Fregatat E Marinës Turke

VLORË, 24 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Drejtuesit e fregatave të Marinës së Turqisë, që janë ankoruar prej tre ditësh në portin e Vlorës, organizuan të enjten "Ditën e hapur", gjatë të cilës mjediset e mjeteve lundruese luftarake u vizituan nga mjaft qytetarë vlonjatë. Pjesë e vizitave u bënë edhe ish-ushtarakë, efektivë të ish-strukturave të Flotës Luftarake Detare, të cilët shprehën vlerësimin e tyre për shkallën e lartë të modernizimit dhe të drejtimit të këtyre fregatave. Kasëm Spahiu, kryetar i Shoqatës së Detarisë për Vlorën tha për ATSH-në se, u pritën si miq nga ekipazhet e këtyre fregatave. "Na pritën me respekt, si miq dhe ne u larguam si të tillë me ndjesinë e miqësisë që me siguri do të vijë duke u forcuar", theksoi Spahiu. Ai vuri në dukje shkallën e lartë të teknikës që disponojnë këto mjete luftarake të një vendi mik, si Turqia. Së bashku me të tjerë ish ushtarakë që vizituan sot mjediset e fregatës "Gaziantep", theksuan se, mosha mesatare mjaft e re e ekipazheve është një nga elementët që të tërheq dhe të bën për vete. Përfaqësues të ekipazhit të fregatës "Gaziantep" prezantuan me detaje funksionet dhe profilin e mjetit lundrues, pjesë e Marinës së Turqisë. Kjo fregatë, sipas tyre, është prodhim amerikan e vitit 1986, e pajisur me një armatim bashkëkohor, mes të cilave 13 raketa tokë-ajër, sistem tepër modern komandimi që mund të godasin në objektiv deri në një distancë prej 75 miljesh detare. Pjesë e armatimit janë topa luftarakë 75 mm, mitralozë të tipeve të ndryshëm, si dhe dy helikpoterë të fuqishëm. Fregatat turke "Gaziantep" dhe "Turgutreis", pjesë e një misioni patrullimi në Mesdhe, u ankoruan tre ditë më parë në portin e Vlorës, krahas 3 mjeteve të tjera lundruese, të ankoruar në Durrës./ch/
KOMENTE