Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Konferenca Ndërkombëtare E Matematikës, Aplikime Të Algjebrës Kompjuterike
English

Vlorë: Konferenca Ndërkombëtare E Matematikës, "Aplikime Të Algjebrës Kompjuterike"

VLORË, 24 qershor /ATSH-H.Koçi/ - Të paktën 123 profesorë të fushës së matematikës nga universitete të ndryshme të botës janë mbledhur sot në Vlorë, në kuadër të konferencës së 16-të Ndërkombëtare të Matematikës "Aplikime të Algjebrës Kompjuterike" (ACA. Kjo konferencë, që zhvillohet çdo vit në universitete të ndryshme, organizohet nga Shoqata e Matematikanëve Shqiptarë dhe Universiteti i Vlorës. Përgjatë tre ditëve të zhvillimit të kësaj konference në qytetin në jug të Shqipërisë, do të trajtohen çështje të ndryshme të arritjeve bashkëkohore në fushën e matematikës, mes të cilave aplikime të algjebrës kompjuterike në mësimdhënie, aplikime matematikore në fushën e mjedisit, faunës dhe florës, në zhvillimet ekonomike etj. Rektori i Universitetit të Vlorës, prof.Tanush Shaska, thotë për ATSH-në se, "kjo është konferenca më e madhe shkencore e matematikës që zhvillohet në Shqipëri dhe në të marrin pjesë matematicienë dhe specialistë të algjebrës kompjuterike nga dhjetra universitete të huaja, si "New Mexico", "Miçigan", "Standford", "Oakland", nga SHBA, nga shumica e universiteteve gjermane, nga Kanadaja, nga Japonia, Australia, San Petërburgu dhe universitete të tjera të Rusisë, nga Universiteti "Maria Kyri"(Poloni), nga Rumania, Selaniku dhe Janina(Greqi), nga Akademia e Shkencave dhe universitete të Bullgarisë etj. Shaska sqaron se pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë kaluar paraprakisht në një sistem referimi dhe janë specialistë të njohur të fushave që mbulojnë, në algjebrën e aplikuar kompjuterike etj. Krahas kësaj, sipas rektorit të Universitetit të Vlorës, organizimi i kësaj konference në Vlorë, është e lidhur ngushtësisht edhe me promovimin e këtij universiteti si dhe resurset turistike të Vlorës. Gjatë katër ditëve të qëndrimit në Vlorë, për pjesëmarrësit janë planifikuar vizita në objekte të ndryshme muzeale, historike dhe turistike. Konferenca e 16-të "Aplikime të Algjebrës Kompjuterike", do të zhvillohet gjatë tre ditëve e ndarë në 14 seksione, të cilat do të konkretizohen paralelisht në 4 seksione, me drejtues respektivë. 15 edicionet paraardhëse të kësaj Konference janë zhvilluar në Universitete të ndryshme në SHBA, në Austri, në Republikën Çeke, në Japoni etj. Edicioni i vitit të kaluar u zhvilua në Kanada, ndërkohë që ai i vitit të ardhshëm, do të zhvillohet në Universitetin e Teksasit në SHBA. Universiteti i Vlorës aplikoi krahas 12 universiteteve të tjera dhe fitoi në raundin e tretë, duke patur përballë Universitetin Teknologjik të Berlinit. Me rastin e çeljes së konferencës, në mjediset e Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, u zhvillua një ceremoni ku ishin të pranishëm dhe përfaqësues të pushtetit vendor, kryetari i Këshillit të Qarkut, Agron Sharra, pedagogë të këtij universiteti etj. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika vlerësoi punën dhe performancën e Universitetit të Vlorës, ndërkohë që shprehu mbështetjen e institucionit që drejton për të përmirësuar infrastrukturën e këtij institucioni të arsimit të lartë. Prefekti i Qarkut, Hasan Halili, nënvizoi se Universiteti i Vlorës me një histori 16 vjeçare, po shkon drejt konsolidimit, çka, sipas tij, e tregon edhe kjo konferencë shkencore./ch/
KOMENTE