English

4 Artistë Nga Prishtina Me Nje Ekspozite Në Muzeun Historik Kombëtar

TIRANË, 25 Qershor/ ATSH- Suada Daci/- Katër artistë nga Prishtina, grafistët Armend Fazliu, Migjen Limani dhe piktorët Armend Rushiti e Venhar Sadiku u prezantuan sot në mbrëmje në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar me një ekspozitë në pikturë dhe grafikë me rreth 70 punime. Artisti dhe grafisti, Migjen Limani, pas mbarimit të shkollës së lartë për grafi dhe studimet master, vijon punën duke çelur ekspozita të ndryshme. "Tek ne grafika është mjaft e zhvilluar, por në Tiranën e kthyer në metropol, patëm nderin të ekspozojmë edhe këtu punimet tona", u shpreh në një prononcim për ATSH-në, grafisti Migjen Limani. "Ne jemi 4 artistë nga Prishtina dhe në këtë ekspozitë kemi sjellë një frymë të re kreativiteti", pohon ai. Grafisti Migjen Limani thotë se, në ekspozitë ka prezantuar 22 vepra të teknikës monotip, "një teknikë që në Kosovë punohet më rrallë", vijon duke shtuar se, kolegu i tij, Fazliu ka sjellë rreth 48 punime grafik kuantit dhe teknika të kombinuara". "Kemi 1 vit e gjysëm që punojmë për këtë ekspozitë, por kjo është e dyta ne TiranË, thonë grafistët Migjen Limani dhe Armend Fazliu. Më tej, pohojnë se një nga projektet e tyre më të afërta është çelja e një ekspozite me punime grafike në Tetovë. Ndërsa Piktori Venhar Sadiku që ka sjellë gjithsej 10 punime akrelik dhe në pëlhurë, shton se "ajo që kam dashur të shpreh në pikturat e mia është një kohë e shkuar, për të cilën jam munduar që me stilin tim ta paraqes sa më mirë. Pamjet janë me vende të ndryshme të botës". Edhe piktori Armend Rushiti ka 10 punime natyrë e qetë kryesisht, "po dallon se është vaj në pëlhurë", pohon ai. Katër artistët kosovarë kanë hapur kohë më parë ekspozita të përbashkëta dhe në Gjilan, Prishtinë etj. Kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë në Gjilan, Avni Behluli, tha se katër artistët janë tejet frytdhënës dhe janë në rrugë të mirë për t'u bërë krijues të mëdhenj. Ekspozita e tyre do të qëndrojë e hapur deri në 29 qershor. /a.ke/
KOMENTE