Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arkiv - Michael Jackson Një Vdekje E Mistershme Si Ajo E Shumë Yjeve Të Tjerë
English

Arkiv - Michael Jackson Një Vdekje E Mistershme Si Ajo E Shumë Yjeve Të Tjerë

- Fat i ngjashëm me atë të Hendrix, Morrison dhe Monroe - TIRANË, 25 qershor /ATSH/ - Edhe vdekja e Michael Jackson ka lënë shumë dyshime pas. Një vdekje nga shkaqe natyrale apo për shkak të përdorimit të narkotikëve të ngjashëm me morfinën? Kjo do të vërtetohet vetëm pas autopsisë, edhe pse ka shumë mundësi që misteri i vdekjes së tij nuk do të zbulohet tërësisht, siç ndodh zakonisht me yjet që mitin e marrin bashkë me vdekjen e tyre. Janë të shumta rastet e vdekjeve misterioze të yjeve nga fusha e muzikës ose ajo e kinematografisë. I njohur është rasti i Jimi Hendrix, një nga kitaristët më të mëdhenj në historinë e muzikës botërore, një mit vërtet i papërsëritshëm, i cili zyrtarisht ndërroi jetë për shkak të një mbidoze me barbiturat më 18 shtator të vitit 1970 në Londër. Por, ka nga ata që pretendojnë se Hendrix u vra nga menaxheri i tij, i cili synonte të përfitonte sigurimin e jetës së tij siç pohon edhe James 'Tappy' Wright, një nga teknikët që shoqëronte Jimin në çdo turne. Një mister mbetet edhe rasti i Jim Morrison, anëtari i grupit të mirënjohur "The Doors", i cili ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. Ai u gjet pajetë në vaskën e apartamentit të tij në Paris dhe autoritetet vendosën për mos kryer autopsinë ligjore, pasi nuk gjetën shenja të një agresioni dhe zyrtarisht ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Çfarë misteri! Por, sipas Sam Barret, mikut të tij, "Morrison ka vdekur për shkak të një mbidoze heroine në një klub nate në lagjen latine dhe më pas u dërgua me urgjencë në shtëpinë e tij nga dy trafikantë droge". Prapaskena e vdekjes së tij u rrëfye nga vet Barret gjatë një interviste ekskluzive për gazetën "Mail on Sunday". Ndërkohë edhe shkaqet e vdekjes së mitit më të madh të rokut në botë, Elvis Presley-t, i cili u zhduk në 16 gusht të vitit 1977, nuk u sqaruan asnjëherë, dhe zyrtarisht shkaqet e vdekjes së tij u lidhën me përdorimin në mënyrë abuzive të alkoolit dhe drogës. Edhe Brian Jones, themeluesi i "Rolling Stones", nuk e humbi jetën për shkak të një aksidenti, por u vra. Të paktën kështu ka ndodhur në bazë të pretendimeve të dy autorëve të dy librave që u publikuan në Britaninë e Madhe në vitin 2006. Sipas tyre, Jones u vra nga truproja e kitaristit më 3 korrik të vitit 1969 në vilën e tij në Sussex. Por sipas versionit zyrtar, muzikanti, i cili ishte vetëm 27 vjeç, u mbyt në pishinën e tij pasi kishte konsumuar një përzierje alkooli dhe droge. Dhe nuk mund të lëmë pa përmendur Marylin Monroe. Ajo u gjet e vdekur në vitin 1962. Vrau veten apo u vra nga dikush tjetër? Vdekja e saj ndoshta do të mbetet përjetësisht një mister. Në bazë të një autopsie menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë, në trupin Merylin Monroe u gjet një sasi e madhe barbiturati dhe rasti u arkivua menjëherë si vetëvrasje. Bashkëshorti i parë i aktores së famshme (Robert Slatzer), një ish-rreshter i policisë së Los Angeles dhe disa gazetarë investigativë, pretenduan më vonë se Monroe ishte vrarë, madje hodhën dyshime edhe për FBI-në, policinë federale ose Mafian, ndoshta për të fshehur përgjithmonë marrëdhëniet e saj "skandaloze" me John dhe Robert Kennedy. Le të shpresojmë që vdekja e Michaeli-t të zbardhet plotësisht, pa lënë pas vellon e misterit të hidhur që do të shkaktonte hipoteza nga më të ndryshmet. /e.v/
KOMENTE