English

Durrës: Përmirësohet Moti Dhe Kushtet Detare

ushtet e motit dhe ato detare në rajonin e Durrësit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa temperaturat e ajrit vazhdojnë të jenë të ulta krahasuar me mesataren stinore. Tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në radën e portit dhe po ankorohen njeri pas tjetrit në kalata, bënë të ditur burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Sipas të njëjtave burime, era që vazhdon të fryjë e lehtë kryesisht nga veriu dhe verilindja i ka mbajtur temperaturat e ajrit në nivele ende të ulta për fundin e muajit qershor. Përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë ka nisur që në orët e para të mëngjesit, shtuan burimet e mësipërme, sipas të cilave, ditët e fundit nuk ka patur probleme as për gjuetinë e motopeshkatoreve të sektorit të Durrësit./s.s./
KOMENTE