English

Ekon - 'G8' - Merkel: Është Koha Për Reduktim Të Deficiteve

HUNTSVILLE (Kanada), 25 qershor /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot para një grupi gazetarësh në Huntsville (Kanada), disa minuta para fillimit të samitit të G8-ës se "kishte ardhur koha për reduktim të deficiteve". "Evropa e ka kuptuar mirë se çdo të thotë të ketë deficite të mëdha", u shpreh Merkel, ku i referohej vështirësive të fundit të disa prej vendeve të Bashkimit Evropian, ndër të cilat Greqia, Portugalia dhe Spanja. Çështja e reduktimit të deficiteve, që Evropa kërkon të arrijë me çdo kusht dhe deri në vitin 2011, ka krijuar një lloj tensioni mes Evropës dhe SHBA-së, që beson se masat e rrepta ekonomike shumë strikte dhe të shpejta rrezikojnë rimëkëmbjen ekonomike globale ende të brishtë. Kjo çështje është në qendër të debateve që do të kenë krerët kryesorë drejtues të botës, që do të zhvillojnë një samit tre ditor në Kanada, ku do të jenë lider të tetë vendeve më të industrializuara dhe krerët e vendeve të G20-ës, ku përfshihen vendet e G8-ës dhe ekonomitë kryesore në zhvillim./ /i.p/
KOMENTE