Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon-Janar-Maj: Te Ardhurat Nga Primet E Sigurimit Arriten 3.311 Milioneleke
English

Ekon-Janar-Maj: Te Ardhurat Nga Primet E Sigurimit Arriten 3.311 Milioneleke

TIRANE, 25 Qershor/ATSH-A.Gjonaj/. - Të ardhurat nga primet e sigurimit në periudhën janar - maj 2010 arritën rreth 3,311 milionë lekë, ose 0.72 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, gjatë periudhës janar - maj 2010 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 246 169, duke shënuar një ulje prej rreth 17.62 % krahasuar me janar - maj 2009. Ekspertë të tregut të sigurimeve thanë se tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, që sollën rreth 90.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.09% dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.59%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 51% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49% të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare./s.s./
KOMENTE