Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Obama: G20-A Duhet Të Vazhdojë Reformat Dhe Të Këmbëngulë Në Rritjen E Qendrueshme
English

Ekon - Obama: G20-A Duhet Të Vazhdojë Reformat Dhe Të Këmbëngulë Në Rritjen E Qendrueshme

UASHINGTON, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Vendet e G20-ës, që takohen këtë fundjavë në Kanada, duhet të veprojnë për vazhdimin e reformave dhe rinisjen e rritjes ekonomike, deklaroi sot presidenti amerikan, Barack Obama. Obama ritheksoi faktin se samiti i kësaj fundjave në Toronto ishte i treti mes 20 ekonomive kryesore dhe atyre më të mëdha në zhvillim që kur ai ka marrë detyrën e presidentit të SHBA-së dhe takimi do të paraprihej nga samiti i G8-ës. Ai theksoi se takimet e mëparshme të këtyre instancave kishin mundësuar shmangien e rënies se ekonomisë botërore në një humnerë katastrofike dhe po ashtu edhe kishin siguruar mundësinë për të luftuar për rritjen ekonomike të ekuilibruar. "Këtë fundjavë në Toronto, besoj se do të mund të mbështetemi mbi progresin dhe të koordinojmë përpjekjet tona për favorizimin e rritjes ekonomike, të vazhdojmë reformat financiare dhe përforcimin e ekonomisë botërore", theksoi presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë një mbledhjeje në Shtëpinë e Bardhë. "Duhet të veprojmë për arritjen e një rritjeje ekonomike dhe forcimin e saj. Disa masa të caktuara thelbësore në secilin prej vendeve tona mund të kontribuojnë në mbrojtjen e ekonomisë sonë që të mos ketë më rënie në të ardhmen", theksoi Obama./ /i.p/
KOMENTE