English

Greqi - Papandreu: Sulmi Kundër Ministrisë Së Brendshme Akt Terrorist

ATHINË, 25 qershor /ATSH-MIA/ - Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu dënoi ashpër sulmet e djeshme me bombë kundër ndërtesës së Ministrisë së Brendshme, ku humbi jetën Jorgos Vasilaqis, 52 vjeç, bashkëpuntor i afërt i ministrit Mihalis Hrisohoidhis. "Shpreh pikëllimin dhe zemërimin e secilit qytetar të Greqisë ndaj sulmit terrorist që rezultoi me humbjen e jetës së një njeriu", theksoi dje në mbrëmje Papandreu. Ministri i Brendshëm, Hrisohoidhis e konsideroi sulmin "të mjerë" dhe shtoi se qëllimi i sulmit ishte ai. Policia nuk është ende e qartë sesi bomba kaloi sistemet e sigurisë në ministrisë. Mjeti shpërthyes kishte qenë i fshehur në një pako që dukej si një dhuratë./ a.jor.
KOMENTE