Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Histori - Në 60-Vjetorin E Luftës Së Koreve Seuli I Kërkon Phenianit T'I Japë Fund Provokimeve
English

Histori - Në 60-Vjetorin E Luftës Së Koreve Seuli I Kërkon Phenianit T'I Japë Fund Provokimeve

SEUL, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Presidenti koreanojugor, Lee Myung-Bak i kërkoi sot Koresë së Veriut të ndërpresë provokimet ushtarake të papërgjegjshme ndërkohë që dy vendet përkujtojnë 60-vjetorin e shpërthimit të Luftës të Koreve (1950-53). Pas 60 vjetëve, gadishulli vazhdon të jetë i ndarë nga një kufi me forca të shumta ushtarake ndërkohë që tensionet janë rritur pas mbytjes së një anijeje koreanojugore nga ushtria koreanoveriore. Gjatë një ceremonie që u zhvillua Seul ku morën pjesë ish-luftëtarë koreanojugorë dhe të huaj, presidenti Lee deklaroi se objektivi i fundit i Koresë së Jugut nuk është një konfrontim ushtarak, por një ribashkim në paqe. Ai i kërkoi Koresë së Veriut të kërkojë ndjesë pas mbytjes së anijes ''Cheonan''. Presidenti Lee i kërkoi gjithashtu Koresë së Veriut të ndërpresë provokimet ushtarake të papërgjegjshme dhe të angazhohet që 70 milionë koreano të jetojnë së bashku./ /ec/ a.jor.
KOMENTE