Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hitleri ka kërkuar para hua për të blerë Benzin e tij
English

Hitleri ka kërkuar para hua për të blerë Benzin e tij

Gjermani, 25 Qershor NOA - Në vitin 1924 Adolf Hitleri, kur ende nuk ishte në krye të shtetit gjerman, i shkroi një tregtari për të marrë një kredi për blerjen e një Mercedezi. Letra u gjet në një pazar dhe është ende autentike dhe origjinale.

Adolf ishte i interesuar në modelin 11/40, ngjyrë gri me goma të bardha, kjo dhe pse ai kishte frikë në pasigurinë e makinave. Letra e gjetur do të shitet në ankand në muajin korrik.

Ajo ishte shkruar në kohën kur Hitleri ishte në burgun e Landsberg dhe kjo pas puçit të dështuar në Munih. Modeli Mercedes në atë kohë kishte vlerën e 18 mijë markave, dhe Hitleri i shpjegoi pronarit tregtar, Jakob Ferlin, se të ardhurat për autorin e “Mein Kampf”, do të vinin vetëm tre muaj më vonë dhe për këtë arsye ai kërkoi një sasi prej disa markash që të vinin në ndihmë.

Në këtë letër shkruhej: “Unë nuk mund të përballojë një makinë e cila për çdo dy apo tre vjet ka nevojë për riparime të kushtueshme”.

Ajo ishte e pajisur me një motor gjashtë cilindra nga 2.860cc, 11/40, një nga Benzët e fundit me 40 kuaj-fuqi, ishte në gjendje për të arritur 80 kilometër në orë.

Hitleri u lirua nga Landsberg në dhjetor 1924, por nuk është bërë e ditur në qoftë se tregtari ka pranuar kërkesën e tij. E sigurt është, se në të ardhmen Adolf Hitler ka gëzuar një flotë të vërtetë të makinave më të mira të asaj kohe.

r.b/NOA

KOMENTE