Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Imami:Sistemi Arsimor Ushtarak Të Jetë Gjithpërfshirës
English

Imami:Sistemi Arsimor Ushtarak Të Jetë Gjithpërfshirës

TIRANË, 25 Qershor/ATSH-Anila Struga/.- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, gjatë ceremonisë së diplomimit të 71 oficerëve që përfunduan studimet në Kursin e Lartë të Oficerit dhe në Kursin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, tërhoqi sot vëmendjen për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve sipas standardeve të larta të NATO-s. Ministri i Mbrojtjes, në përshendetjen e tij e vuri theksin sidomos tek problemet e arsimimit ushtarak, për të përballuar sfidat e kohës. "Çështja e dijes është mjaft e rëndësishme për ushtrinë tonë. Sistemi ynë arsimor ushtarak duhet të jetë një sistem i hapur, i plotë dhe gjithpërfshirës. Ne duhet të gjejmë të gjitha rrugët dhe mjetet e nevojshme për ta bërë këtë sistem sa më unik dhe universal", tha Imami. Gjithashtu, ai foli për mjedisin e ri të sigurisë, kushtet e një teknologjie lufte që ndryshon, për mënyrën si po zhvillohen operacionet e sotme, ku ushtaraku nuk duhet të jetë vetëm një luftëtar, por të jetë një gërshetim i gjithanshëm aftësish, durimi e përmbajtje./s.s./
KOMENTE