Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Asnjë Vendim Mbi Ofertën Izraelite Që Frattini Të Vizitojë Gazën
English

Itali - Asnjë Vendim Mbi Ofertën Izraelite Që Frattini Të Vizitojë Gazën

ROMË, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini ende nuk ka vendosur lidhur me faktin nëse do të pranojë apo jo propozimin e homologut të tija izraelit, Avigdor Lieberman, që të kryesojë një delegacion të krerëve diplomatikë të vendeve të Bashkimit Evropian në një vizitë në Rripin e Gazës, thuhej në një njoftim të Ministrisë së Jashtme. Ministri i Jashtëm izraelit e bëri këtë ftesë dje gjatë një takimi me Frattinin, në Itali dhe fakti që kjo u bë publike shumë shpejt në shtyp krijoi irritim si për Italinë po ashtu edhe Izraelin. Në këtë deklaratë, Ministria e Jashtme sqaronte se vendimi mbi vizitën në Gaza kërkonte konsultime paraprake "të cilat nuk janë mundësuar ende si pasojë e publikimit në media të disa çështjeve të caktuara, për të cilat ishin në dijeni vetëm një grup i caktuar personash". Ministria shtonte se Frattini do t'i kthente një përgjigje propozimit izraelit "pas një këshillimi me aleatët evropianë dhe ndërkombëtarë të Italisë". Sipas shtypit izraelit, Lieberman kërkoi që delegacionin e BE-së, që përveç Italisë do të përfshijë ministra nga Britania, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, të zhvillojë një vizitë që të vërtetohet se në Gaza nuk ka krizë humanitare. Ministria i Jashtëm izraelit kërkoi që delegacioni të vizitojë po ashtu qytete kufitare izraelite që kanë qenë nën shënjestër të raketave të lëshuara nga territoret palestineze. Megjithëse e kritikoi Izraelin për moslejimin e hyrjes së ministrit gjerman në Niebel, ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle deklaroi sot se po të ishte e mundur për sa i përket axhendës zyrtare do të pranonte një ftesë të Izraelit për të vizituar Rripin e Gazës./ /i.p/
KOMENTE