English

Mete Pezullon 7 Leje Minerare Dhe Redukton Siperfaqen E Shfrytezimit Per 5 Leje Te Tjera

A TIRANE, 25 Qershor /ATSH-E.Xhajanka/- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka firmosur pezullimin e 7 lejeve në zonën minerare të Bulqizës, si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për 5 leje, që mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të viteve të fundit. Vendimin e ministrit Prifti e ka bërë të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Politikave të Zhvillimit të Burimeve Natyrore, Dritan Ylli, në një komunikim me median, së bashkë me Drejtorin Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Taulant Musabelliu. Në zbatim të Planit të Veprimit, METE ka përgatitur një Projekt Vendim, i cili përcakton qartë koordinatat e zonave të rrezikshme dhe ndalon rreptësisht shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqe, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të gjithë institucionet e ngarkuara do të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet realizimin e detyrave për të gjithë subjektet që rezultojnë të rregullta ne aktivitetin minerar, me synim disiplinimin e aktivitetit në këtë vendburim tepër të rëndësishëm për Shqipërinë./s.s./
KOMENTE