Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nishani: Prioriteti Kryesor, Reforma Në Sistemin E Drejtësisë
English

Nishani: Prioriteti Kryesor, Reforma Në Sistemin E Drejtësisë

-Gjate ceremonisë me rastin e përfundimit të projektit të USAID-it për Shtetin Ligjor ne Shqipëri- TIRANË, 26 Qershor/ATSH- Andi Myrte/-Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, tha sot se reforma në sistemin e drejtësisë është prioriteti kryesor i kësaj ministrie. I pranishëm në ceremoninë e organizuar në Hotel "Sheraton", me rastin e përfundimit të projektit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për Shtetin Ligjor në Shqipëri, ministri Nishani shprehu vullnetin e Qeverisë për të thelluar reformën në këtë sistem. "Reforma në sistemin e drejtesisë dhe forcimi i pushtetit gjyqësor është thelbi i veprimtarisë së ministrisë në materializimin e politikës së Qeverise për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore te njeriut, rikthimin e besimit të qytetarëve të drejtesia, për rritjen e transparencës dhe luftën pa kompromis kundër shfaqjeve korruptive", tha Nishani. Ai shprehu mirënjohjen për kontributet e qeverisë amerikane, përmes programeve të USAID, në përmirësimin e sistemit të drejtësisë shqiptare si dhe ndërtimin e shtetit ligjor. USAID prezantoi sot rezultatet e projektit tre vjeçar të zbatuar në vendin tonë për Shtetin Ligjor, që synon përmirësimin e performancës së Gjykatave si dhe rritjen e transparances së tyre dhe fuqizimin e institucioneve shtetërore si Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive (ILDKP) në luftën kundër korrupsionit. Përfitues të projektit të USAID, me një vlerë prej 5.1 milionë dollarë, ishin 10 Gjykata të Shkallës së Parë e të Apelit, të cilat kanë arritur që të përmirësojnë infrastrukturën, duke futur për herë të parë sistemin e kompjuterizuar të mbajtjes së saktë të procesverbaleve gjyqësore, regjistrimin audio të seancave, sistemin për arkivimin e dosjeve gjyqesore etj. Gjithashtu, në kuadër të projektit pati trajnime të shumta si të personelit të Gjykatave, ashtu edhe të gjyqtareve. Në zbatim të projektit u prodhuan një sërë manualesh mbi konfliktin e interesave për ILDKP si dhe pati trajnime të stafit të ketij institucioni për luftën kundër korrupsionit./s.s./
KOMENTE