English

Një vit më parë, do ndahej nga jeta ylli i popit Majkëll Xhekson

Los Anxhelos, 25 Qershor, NOA – Një vit më parë bota do të shpërthente e gjitha në lot, pasi ylli i popit, Majkëll Xhekson, do të pësonte një vdekje të papritur.

Ndërsa në maj të këtij viti është gjendur i vdekur në banesën e tij, avokati i tij, Piter Lopez, për të cilin u tha se kishte kryer vetëvrasje.

Ylli i muzikës pop, ka vdekur një vit më parë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Los Anxhelos, pas një sulmi në zemër, ndërsa u lajmërua se ai kishte arritur në spital "pa frymëmarrje".

Vdekja e papritur e Xheksonit ka shokuar tërë botën, ndërsa ai njihet si këngëtari që arriti të ketë albumin më të shitur të botës, me 109 milionë kopje të shitura, i quajtur “Thriller”.

Por lavdia e Xheksonit ishte venitur në vitet e fundit, për shkak të akuzave për abuzim të fëmijëve dhe ndërhyrjeve të shtrenjta përmes kirurgjisë plastike në fytyrën dhe trupin e tij.

Pas vetes, Majkëll Xhekson ka lënë tre fëmijë, prindërit dhe tetë vëllezër e motra.

Majkëll Xhekson, i lindur më 29 gusht të vitit 1958, në Gany të Indianës, ishte fëmija i shtatë i familjes Xhekson.

n.e/NOA

KOMENTE