Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama-Medvedev: SHBA-Rusi, dy partnere të besueshme
English

Obama-Medvedev: SHBA-Rusi, dy partnere të besueshme

Uashington, 25 Qershor, NOA - Strategjia amerikane në Afganistan do të mbetet e njëjtë, pavarësisht vendimit për të zëvendësuar komandantin e forcave ushtarake SHBA që operojnë në këtë vend të Azisë.

Një fakt të tillë, presidenti amerikan Barak Obama e bëri me dijeni gjatë një konference shtypi me presidentin rus, Dimitri Medvedev, duke iu referuar dorëheqjes së djeneralit Stanli Mekristëll dhe zëvendësimit të tij me komandantin e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, gjeneralin David Petreas.

Kjo pasi qershori ka rezultuar të jetë muaji me më shumë vdekje për forcat ushtarake ndërkombëtare të pranishme në Afganistan, që prej fillimit të konfliktit në vitin 2001.

Ndërkaq, referuar raporteve me Rusinë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, e vlerësoi homologun e tij rus, Dmitri Medvedev, si partner të fortë dhe të besueshëm, megjithë mospajtimet për disa çështje, si situata në Gjeorgji.

Obama po ashtu bëri të ditur se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord për të bashkërënduar ndihmën humanitare në Kirgizistan, ku janë zhvilluar përleshje të mëdha ndëretnike, që rezultuan me qindra të vdekur.

Sikundër, ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë rënë dakord për të zgjeruar bashkëpunimin në shërbimet e zbulimit dhe të anti-terrorizmit.

Në fund të konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, Obama dhe Medvedev gjithashtu bënë publike edhe një sërë marrëveshjesh për biznes.

n.e/NOA

KOMENTE