Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbledhje - Michael Jackson Përkujtohet Nga Los Anxhelesi Në Azi Një Vit Pas Vdekjes
English

Përmbledhje - Michael Jackson Përkujtohet Nga Los Anxhelesi Në Azi Një Vit Pas Vdekjes

LOS ANXHELES, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Fansat e "mbretit të popit" përkujtuan sot në të gjithë planetin përvjetorin e parë të vdekjes së Michael Jackson, duke shtuar netët zgjuar dhe takimet, ndërkohë që mijëra persona pritet të mblidhen në varrezën ku prehet ylli i rrokut, në Los Anxheles. Plot një vit më parë, më 25 qershor, këngëtari i "Thriller" vdiq në moshën 50 vjeç nga një dozë e lartë e medikamenteve në shtëpinë e tij në Los Anxheles, disa javë përpara rikthimit mjaft të pritshëm në skenë në Londër, duke shpërthyer një valë emocioni dhe një paqyrim gjigand mediatik. Në Japoni, vatër e "Xhekson-manisë", 50 persona të apasionuar pas "Bambi-t", do të kenë privilegjin të kalojnë natën e sotme mes kostumeve të skenës, dorezave me temina, makinës së tij Rolls dhe 300 objekteve të tjera që i përkisnin këngëtarit, të ekspozuara në një sallë në katin përdhes të Kullës së Tokios në kuadrin e një ekspozite të quajtur "Neverland" nga emri i fermës së famshme të yllit të popit. Fatlumët u zgjodhën mes 10 000 kandidatëve dhe do të japin secili nga 100 000 jenë (900 euro) përpara se të mund të shtrojnë pajisjet e fjetjes. Në Filipine, më tepër se 1 500 të burgosur të një burgu të cilët kanë patur sukses të madh në internet përpara dy vjetësh duke publikuar në You Tube versionin e tyre të këngës "Thriller", do të nderojnë gjithashtu kujtimin e Michael Jackson duke dëgjuar këngë të famshme të tij dhe duke ekzekutuar një koreografi. Në Itali do të zhvillohet një spektakël kushtuar yllit të popit sot në mbrëmje në Milano, në veri, dhe do të transmetohet në një ekran gjigand jashtë teatrit ku janë shitur biletat për të 1 100 vendet e tij. Në periferi të Los Anxhelesit, mijëra fansa pritet të mblidhen në varrezën Forest Lawn në Glendale, ku prehet këngëtari. Megjithatë, hyrja për në mauzoleun ku ndodhet kufoma e tij, do të mbetet e ndaluar për publikun e gjerë, i cili vetëm mund të mblidhet dhe të vendosë lule jashtë tij. Fansët e parë kanë mbërritur në vend që dje pasdite, sipas mediave lokale, pavarësisht paralajmërimeve të policisë dhe të zyrtarëve të varrezës, të cilët theksuan se askush nuk mund të kalojë natën në varrezë ose pranë saj. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, disa nuk kanë mundur të rezistojnë, ashtu si studentja Dominique Richardson, e cila është zgjuar në orën dy të mëngjesit (09:00 GMT) të ditës së sotme që të mund të ndodhej përpara varrezës në agim. "Është Michael Jackson", tha me zemërim ajo në mikrofonin e televizionit lokal KTLA. "Michael Jackson ka frymëzuar shumë njerëz. Nuk mund të jemi asnjëherë më pranë tij. Atëherë përse të mos shkojmë t'i bëjmë homazh?", u shpreh ajo. Disa anëtarë të familjes Jackson pritet të mbërrijnë në mesditë në varrezë. Shtëpia e klanit Jackson në Encino, në periferi të Los Anxhelesit, e mbuluar me lule, lodra prej pellushi dhe kujtime në çastin e vdekjes së "mbretit të popit", pritet të jetë gjithashtu një vend pelegrinazhi për fansat sot. Ceremonia e vetme zyrtare do të zhvillohet në Gary, Indiana, qyteti i lindjes së Michael Jackson ku nëna e tij Katherine do të përurojë një monument. Shtëpia ku ai u rrit fëmija i jashtëzakonshëm dhe vëllezërit e motrat e tij është bërë që prej një viti një kalim i detyruar për fansat e këngëtarit. Nesër, të shtunën, do të jepet një koncert për nder të tij në një hotel të Beverly Hills, ku mund të jenë të pranishëm disa anëtarë të familjes Jackson. /I.Pu.
KOMENTE