Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Sejdiu thërret samitin e presidentëve të rajonit të Ballkanit
English

Presidenti Sejdiu thërret samitin e presidentëve të rajonit të Ballkanit

Prizren, 25 qershor, NOA – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thirrur një samit në Prevallë të Prizrenit, ku do të marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Samiti tre ditor, nis sonte dhe në qendër të tij do të jetë bashkëpunimi reciprok shumëlateral në kënd të gjerë interesash të përbashkëta, si dhe forcimi i këtij bashkëpunimi në kuadër të integrimit, sigurimi i kufijve, e çështje të tjera.

Delegacionet sikundër është bërë e ditur nga burime zyrtare mblidhen sonte në mbrëmje, dhe paraditen e të shtunës presidentët do të kenë takime bilaterale, ndërsa pasdite do të organizohet një takim i përbashkët ndërmjet katër presidentëve, pas të cilit menjëherë do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Sipas burimeve zyrtare samiti i Prizrenit nuk pritet të mbyllet me një deklaratë të përbashkët të presidentëve të rajonit të Ballkanit.

Në samit sipas axhendës së bërë publike mungon presidenti i Serbisë, Boris Tadiç. Sipas mediave kosovare ky samit mendohet si mjaft pozitiv, për të përcaktuar qartë interesat e përbashkëta dhe forcimin e raporteve bilaterale mes vendeve të rajonit të Ballkanit.

mit/NOA
KOMENTE