Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama:P/Rezoluta E Pe-Së, Pasqyrë Dramatike E Situatës Në Vend
English

Rama:P/Rezoluta E Pe-Së, Pasqyrë Dramatike E Situatës Në Vend

TIRANË, 25 Qershor/ATSH/.- Kryetari i Partisë Socialiste, në opozitë, Edi Rama, deklaroi sot se projektrezoluta për Shqipërinë, e miratuar dy ditë më parë nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, "përbën një pasqyrë dramatike të situatës së vendit". "Pikat e një p/rezolute, që është në proces drejt seancës parlamentare të PE-së, përbëjnë një pasqyrë dramatike të situatës në Shqipëri, që e përshkruar me gjuhën e politikës europiane, është alarmante", tha kryetari i opozitës gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. Duke iu referuar pikave të p/rezolutës, ai tha se në të shprehet keqardhje për mungesën e kompromisit mes maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve, gjatë seancave në parlament, ndërsa i bëhet thirrje palëve të zgjidhin krizën politike. Rama u fokusua tek pikat kritike të këtij dokumenti, i cili sipas tij, "nënvizon shkallën e gjerë të informalitetit ekonomik, nivelin e lartë të papunësisë dhe njëkohësisht vëren rritjen e borxheve, të cilat janë një plagë që po hapet për ditë, me kosto të pallogaritshme". "Me përjashtim të pikës së inkurajimit të liberalizimit të vizave, pikat e tjera të p/rezolutës janë një bllok detyrash të rënda shtëpie dhe shprehje e krizës ku ndodhet vendi", tha Rama. Ai u ndal dhe tek ndryshimi i rregullores së Kuvendit për votim të hapur të dekreteve të Presidentit, duke vlerësuar se ato "i heqin deputetit të drejtën e votës së fshehtë, në emër të transparencës"../a.s/s.s./
KOMENTE