Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumani - Gjykata: Një Pjesë E Masave Të Rrepta Ekonomike Janë Jokushtetuese
English

Rumani - Gjykata: Një Pjesë E Masave Të Rrepta Ekonomike Janë "Jokushtetuese"

BUKURESHT, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Disa nga masat për shkurtime drakoniane në buxhet të propozuara nga qeveria rumune e qendrës së djathtë për të kufizuar deficitin publik në marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar, FMN, janë jo kushtetuese, u shpreh sot Gjykata Kushtetuese. "Dispozitat e nenit 9 që i referohen një zvogëlimi prej 15 për qind të pensioneve në ligjin që synon rivendosjen e ekuilibrit buxhetor janë jokushtetuese", shtoi Gjykata në një komunikatë. Qeveria e qendrës së djathtë të kryeministrit Emil Boc ka njoftuar në fillim të majit shkurtime në masën 25 për qind të pagave të sektorit publik si dhe 15 për qind të pensioneve dhe të ndihmave të ndryshme sociale. Pjesa tjetër e këtij plani u miratua nga gjykatësit e Gjykatës. Masat e rrepta ekonomike synojnë kufizimin e deficitit publik në 6,8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2010, siç kërkon FMN-ja, ndërkohë që Rumania vazhdon të jetë në recesion. Vendimi i gjykatës mund të vonojë akordimin e një transhi tjetër tjetër shumë të rëndësishëm nga FMN-ja që do ta ndihmonte Bukureshtin në përballimin e krizës ekonomike që ka goditur këtë vend të Bashkimit Evropian. Në të vërtetë Fondi e ka kushtëzuar dhënien e një kësti prej rreth 900 milionë eurosh me vënien në zbatim të masave për kufizimin e deficitit publik. /I.Pu.
KOMENTE