Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rumani - Qeveria Përgatit Masa Alternative Në Përputhje Me Ke, Fmn Dhe Bb
English

Rumani - Qeveria Përgatit Masa Alternative Në Përputhje Me Ke, Fmn Dhe Bb

BUKURESHT, 25 qershor /ATSH-AFP/ - Qeveria rumune po përgatit një seri masash alternative ekonomike në koordinim me FMN-në dhe Bashkimin Evropian, me qëllim reduktimin e deficitit buxhetor, ndërkohë që një pjesë e planit të saj të masave të rrepta ekonomike u cilësua sot jokushtetues, deklaroi kryeministri Emil Boc. "Qeveria po përpunon një seri masash alternative për reduktimin e deficitit buxhetor, të cilat po negociohen me partnerët e Komisionit Evropian(KE), Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe Bankën Botërore (BB)", deklaroi Boc, gjatë një konference për shtyp. Ai theksoi se masat do të bëhen publike pas negociatave. "Objektivi ynë është të ruajtja e marrëveshjes me FMN-në dhe të inkuadrohemi në vijimësinë e përcaktuar nga organizata", u shpreh Boc. Këto masa të reja "do të garantojnë fondet e nevojshme për financimin e një deficiti prej 6.8 për qind, siç është rënë dakord me organizatat ndërkombëtare'', vazhdoi kryeministri. Sot, Gjykata Kushtetuese i cilësoi jokushtetuese një pjesë të masave të forta ekonomike të propozuara nga qeveria e qendrës së djathtë, kryesisht masat lidhur me reduktimin e pensioneve deri në 15 për qind./ /i.p/
KOMENTE