Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shënim - G20 - Fillon Sot Samiti Treditor I Të Mëdhenjve Të Tokës
English

Shënim - G20 - Fillon Sot Samiti Treditor I Të Mëdhenjve Të Tokës

TORONTO, 25 qershor /ATSH-ANSA/ - Fillon sot samiti treditor i të Mëdhenjvë të Tokës, që në fillim do të zhvillohet në formatin G8 dhe më pas në atë G20. Në program është një axhendë e ngjeshur temash dhe dosierësh. Por para së gjithash është ajo e krizës, në kërkim të një rritje ekonomike të qëndrueshme, të stabilizuar dhe të balancuar, që do të jetë edhe tema qendrore e G20-ës, që do të nisë pasditen e së nesërmes deri të dielën në mbrëmje. Por punimet do të fillojnë me G8-ën, që pas disa orësh do të mblidhet në rajonin e liqeneve të mëdha të Muskokas, vetëm dy orë larg nga Toronto. Me një mëngjes pune, që si "pjatë të fortë" do të ketë temat e ekonomisë dhe të politikës. Menjëherë më pas punimet do të fokusohen në situatën ekonomike botërore, në kuadër të krizës, dhe për një rimëkëmbje të shpejtë që i sheh vendet në zhvillim me një rritëm më të shpejtë. Dreka e hapjes do të jetë edhe rasti për t'u përballur me dosierët e mëdhenj të politikës ndërkombëtare, duke nisur nga situata në Afganistan deri në Lindjen e Mesme, nga Iranit, deri te terrorizmi ndërkombëtar. Do të vazhdohet më pas me seancën e parë plenare në të cilët do të marrin pjesë edhe vendet në qasje, vende të cilat janë jashtë formatit tradicional, si Egjipti, Algjeria, Etiopia, Malavi, Senegali, Nigeria dhe Afrika e Jugut. Për t'u përballur me temën e zhvillimit dhe të ndihmave që shënojnë hapat përpara. Dhe për të folur për iniciativën e presidencës kanadeze për një program mbështetës në favor të nënave dhe fëmijëve. Kjo mbledhje do të zgjerohet edhe me Kolumbinë, Haitin dhe Xhamajkën për të diskutuar mbi krimin e organizuar dhe luftën kundër narkotrafikut, kjo e fundit një temë e konsideruar si e rëndësishme në punimet e G8-ës. Më pas, në mbrëmje, do të zhvillohet darka zyrtare në të cilën do të marrin pjesë liderët e tetë vendeve më të Mëdha të cilët do të diskutojnë mbi temat e ditës. Ndërsa mëngjesin e nesërm do të diskutohet për temat e sigurisë ndërkombëtare dhe paqes. Ndërsa në mesditë (të shtunën) pritet të publikohet deklarata finale e samitit G8 për vitin 2010, i 36-i që prej krijimit të në vitin 1975. Menjëherë më pas të Mëdhenjtë do të udhëtojnë për në Toronto, ku në mbrëmje do të nisë samiti në formatin G20-ë. Format ky që lindi në fund të viteve nëntëdhjetë dhe shënon mbledhjen e katërt në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish. Në mbledhjen kanadeze, ashtu siç ka ndodhur në katër edicionet e fundit të këtij formati, do të marrë pjesë edhe Spanja. Por edhe Vietnami, Vendet e Ulëta, Etiopia dhe Malavi. Punimet e G20-ës do të mbyllen të dielën në mbrëmje me deklaratën përfundimtare. Në punimet e G20-ës do të diskutohet, ndër të tjera, për situatën ekonomike botërore, do të flitet për reformën e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare dhe për rregullat financiare. Do të preket gjithashtu tema e "nxehtë" për taksën e bankave dhe institucioneve financiare. /e.v/
KOMENTE