Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkoder: Piktorja Liljana Çefa, Ekspozite Personale Ne 70 Vjetorin E Lindjes
English

Shkoder: Piktorja Liljana Çefa, Ekspozite Personale Ne 70 Vjetorin E Lindjes

SHKODËR, 25 Qershor/ATSH-G. Marku/- Ka vite që punon me pasion në artin e pikturës, nga "duart" e saj si pedagoge e pikturës kanë dalë breza të tërë piktorësh të njohur shkodranë. Dhe tani, edhe pse në moshën 70-vjeçare, piktorja Liljana Çefa prezantohet përpara artdashësve shkodranë me një ekspozitë personale mjaft cilësore. Interesant është fakti që ekspozita në fjalë, e çelur sot në mjediset e Galerisë së Arteve Shkodra përkon me përvjetorin e ditëlindjes së 70-të të kësaj figure të njohur të artit shkodran dhe më gjërë. Piktori shkodran, Artan Draçini, njëkohësisht edhe drejtor i galerisë Shkodra, njëri prej nxënësve të piktores veterane Liljana Çefa, e konsideron piktoren në fjalë si një "shkollë" më vete për shumë e shumë breza piktorësh që janë përgatitur nga ajo si, Ikbal Kalaja, Zhuljeta Kadillari, Sytki Brahimi Nikolin Luci, Aleksander Hila etj, të cilët sot janë në elitën e pikturës shkodrane dhe asaj shqiptare. Sipas tij, ne te 70 punimet e kësaj ekspozite, e cila është e pesta personale sipas radhës për autoren, pikturat e ekspozuara janë të punuara kryesisht në vitet e fundit, ndërkohë, që një pjesë janë edhe nga fondi i galerisë që ai drejton. Vetë Liljana, në një prononcim për ATSH-në shprehet shumë e kënaqur që arriti të bëj realitet hapjen e kësaj ekspozite në një moshë të tillë, aq më tepër kur ajo koinçidoi edhe me ditëlindjen e saj. "Kam punuar për shumë vite si pedagoge e pikturës në shkollën e mesme të muzikës "Prenkë Jakova", por në të njëjtën kohë një detyrë të tillë e kam pasur edhe në shtëpinë e pionierit të dikurshme ku kam drejtuar rrethet e pikturës. Tani jam në pension, por fatmirësisht, falë shëndetit të mirë, pasioni për pikturën nuk më ndahet", thotë Liljana, e cila deri në mbyllje të këtij viti ka në objektiv të hapë edhe një tjetër ekspozitë personale, por kësaj radhe në Tiranë. Liljana Çefa është fituese e disa çmimeve brenda dhe jashtë vendit. Ndër to mund të veçohen çmimi i parë i fituar në vitin 1997 në konkursin e pikturës të revistes "Pediatria" në Romë të Italisë, në 2007, Medalja e Argjendë Internacionale në konkursin e 37-të të Akademisë Europiane të Artit në Belgjikë etj. Për vlerat e saj si piktore, por edhe si pedagoge e pikturës, piktorja Liljana Çefa është nderuar në vitin 2000 me titullin "Krenaria e Qytetit" nga Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ndërkohë që më pare ka marrë edhe titullin "Naim Frasheri". /a.ke/
KOMENTE