Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Partnere E Shkëlqyer Në Fushën E Energjisë
English

Shqipëria Partnere E Shkëlqyer Në Fushën E Energjisë

Ë - Parlamenti organizon workshop-in "Zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë (EnC)" - TIRANË, 25 Qershor/ATSH/.- Zbatimi i strategjisë rajonale për energjinë dhe gazin në vendet e rajonit, bashkëpunimi mes parlamenteve për ndryshimet e ligjeve mbi energjinë dhe tregjet në këtë sektor, siguria dhe qëndrueshmëria e furnizimit në kontekstin e ndryshimeve klimatike, ishin disa nga temat e diskutuara në workshop-in "Zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Energjisë (EnC)", zhvilluar sot në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë aktivitetit, që u organizua në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Kuvendin dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, kryetari i Komisionit për veprimtarinë prodhuese, Jemin Gjana theksoi se roli i parlamenteve në zhvillimin e tregjeve energjitike është esencial, pasi bashkëpunimi efikas në këtë fushë arrihet dhe me standartizimin europian të ligjeve. Drejtori i Sekretariatit të EnC Slavtcho Neykov dhe Eksperti i Lartë në Infrastrukturë dhe Energji pranë Sekretariatit të RCC, Miroslav Kukobat, evidentuan ndër të tjera zbatimin teknik të strategjisë së energjisë, rritjes dhe kapaciteteve të parlamenteve në monitorimin e reformave ekzekutive në energji, çështjet e transparencës, luftës kundër korrupsionit në zhvillimin e tregjeve. Prezantuesit e cilësuan Shqipërinë si një anëtare të përkushtuar të Komunitetit të Energjisë dhe një partner të shkëlqyer. Neykov, ndër të tjera, theksoi se "duke u kthyer në një shembull të shkëlqyer për hapat e ndërmarrë në zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, veçanërisht të energjisë, hartimin e legjislacionit dhe përshtatjen e tij me traktatet për energjinë, Shqipëria ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm ndaj investitorëve dhe BE-së përmes politikës "ne e dimë ç'po bëjmë dhe e dimë ku duam të shkojmë", tha ndër të tjera Neykov. /a.s//n.m/
KOMENTE