Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Soft News/Rreziku Që Vjen Nga Dëshira Ekstreme Për Lëkurë Çokollatë
English

Soft News/Rreziku Që Vjen Nga Dëshira "Ekstreme" Për Lëkurë "Çokollatë"

RË "ÇOKOLLATË" TIRANË, 25 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/- Lëkurë e nxirë bukur, apo ndryshe "çokollatë", mbetet dëshira e përvitshme e gjithkujt, pavarësisht tendencave të sezoneve. Por, veç ngjyrës perfekte të lëkurës, ekspozimi i gjatë në diell, apo përdorimi pa kriter i metodave të tjera për t'a arritur atë, paraqet dhe rrezikshmëri, e lidhur kryesisht me sëmundje të ndryshme, deri në shfaqjen e melanomës, kancerit të lëkurës. Mjekët dermatologë këshillojnë qytetarët që të bëjnë kujdes me ekspozimin ndaj djegieve nga rrezet e diellit gjatë sezonit veror, pasi është ndër faktorët e zhvillimit të melanomës. "Ekspozimi i gjatë nën diell shkakton tek disa persona probleme për lëkurën dhe shëndetin, për shkak të rrezeve të diellit në orë të caktuara të ditës, disa prej të cilave kancerogjene", pohojnë mjekët dermatologë. Sipas tyre, ekspozimi në kohën e papërshtatshme në diell shkakton melanomën, që fillimisht shfaqet me disa shenja me ngjyrë të zezë ose blu në të zezë në lëkurën e trupit. Ndaj, marrja e rrezeve të diellit duhet të bëhet gradualisht, duke nisur në ditën e parë me disa minuta, ndërsa është i rekomandueshëm përdorimi i kremit të plazhit me filtrin e përshtatshëm. Ndërsa, personat me sëmundje të lëkurës, para se të shkojnë me pushime në bregdet, duhet të kontaktojnë me dermatologun, dhe të zbatojnë këshillat e tij gjatë ekspozimit në diell. Por kujdes duhet treguar edhe sa i takon përdorimit të solarit, që aplikohet kryesisht gjatë periudhës së dimrit dhe pranverës. "Edhe përdorimi i solarit duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe sipas sugjerimeve të specialistëve", pohojnë mjekët. Ndërsa, sa i takon përdorimit të kremrave vetënxirës, metodë tjetër e arritjes së ngjyrës "çokollatë", dermatologët pohojnë se "pavarësht se përdorimi i tyre nuk ka asnjë efekt të dëmshëm në lëkurën e trupit, mënyra e aplikimit duhet të rekomandohet nga specialisti përkatës". Edhe pse në vendin tonë nuk ka të dhëna epidemiologjike lidhur me incidencën e melanomës, vizitat e përditshme në klinikën dermatologjike pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, por dhe ato ambulatore, flasin për rritje të rasteve. Ndërsa, në Europë, vitet e fundit numërohen mbi 48 mijë raste të reja me melanomë, të dhënat tregojnë se në Amerikë në 2007, ishin rreth 60 mijë raste të reja, dhe në 2009 rreth 68 mijë të tilla./s.s./
KOMENTE