Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Botëror/ Brazil - Portugali, Mjafton Barazimi
English

Sport-Botëror/ Brazil - Portugali, Mjafton Barazimi

TIRANË, 25 Qershor /ATSH- Gjergji Mima/ - Brazili dhe Portugalia kanë bërë thjesht detyrën në ndeshjen e fundit të Grupit G ku kanë ndarë një barazim pa gola, cka u ka lejuar që të dyja skuadrat të vazhdojnë më tej. Pritej një ndeshje spektakolare luksi dhe e tillë ka qënë por "spektakli" është zhvilluar më shumë në mesfushë ku numri i madh i kartonave të verdhë, 4 për luzitanët dhe 3 për Brazilin, i hoqi bukurinë takimit. Dunga la pushim një pjesë të titullarëve dhe kjo u ndie tek loja e 5 herë kampionëve të botës, të cilët zhvilluan një pjesë të parë më të mirë së 45 minutat e dyta. Në fraksionin e dytë të lojës portugezët mund të kishin shënuar me Meireles, por ky i fundit u tregua i pasaktë para Julio Cesar, duke i hequr Portugalisë mundësinë për të marrë vendin e parë në grup. Ndeshja tjetër e këtij grupi mes Bregut të Fildishtë dhe Koresë së Veriut përfundoi 3-0 në favor të afrikanëve, të cilët duhej të shënonin plot 8 gola dhe të shpresonin në një humbje të Portugalisë për t'u kualifikuar në fazën tjetër. Brazili dhe Portugalia janë në pritje për të njohur kundërshtarët e fazës tjetër ku matematikisht të katërta skuadrat e cifteve Kili-Spanjë dhe Honduras-Zvicër janë në garë për të vazhduar më tej. /a.ke/
KOMENTE