Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tiranë, Sekuestrohet 26 Kg Kanabis Sativa, Në Pranga Dy Shtetas
English

Tiranë, Sekuestrohet 26 Kg Kanabis Sativa, Në Pranga Dy Shtetas

TIRANË, 25 Qershor /ATSH/.- Policia e Tiranës sekuestroi në orët e vona të së enjtes 26 kg kanabis sativa si dhe arrestoi në kushtet e flagrancës dy persona, të cilët nga hetimet e deritanishme e tregtonin lëndën narkotike në tregun e brendshëm në Tiranë, kryesisht në zonat e Kinostudios, atë të Brrylit, etj. Operacioni i policisë së Tiranës u finalizua në fshatin Linzë, në periferi të Tiranës, pak orë pas operacionit në rrugën "Don Bosko", ku u bllokuan mbi 5 kilogram drogë që dyshohet e llojit heroinë dhe u arrestuan 5 persona. "Në operacionin e finalizuar në Linzë u arrestuan Fatjon Balla, 27 vjeç dhe Denis Duka, 26 vjeç, nga Shëngjergji i Tiranës", thanë burime zyrtare të Policisë së Tiranës. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe dy automjetet me të cilën këta shtetas transportonin lëndën narkotike. /m.sh/s.s./
KOMENTE