Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi Vlerëson Mbështetjen E Emirateve Të Bashkuara Për Kosovën
English

Topi Vlerëson Mbështetjen E Emirateve Të Bashkuara Për Kosovën

- Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheik Zayed - TIRANË, 25 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi vlerësoi sot mbështetjen e vazhdueshme të Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjen e Kosovës dhe njohjen e pavarësisë së saj, si vendi i parë i Gjirit që hodhi këtë hap të rëndësishëm. Sipas njoftimit për shtyp, Presidenti Topi priti sot ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Tiranë. Kreu i shtetit duke vlerësuar mbështetjen e Emirateve të Bashkuara për çështjen e Kosovës, vuri në dukje rolin aktiv të saj në Organizatën e Konferencës Islamike dhe bashkëpunimin me delegacionin shqiptar për miratimin e Rezolutës "Për situatën në Kosovë". Nga ana e tij ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara e siguroi Presidentin Topi për bashkëpunimin e mëtejshëm në drejtim të rritjes së numrit të shteteve që do të njohin pavarësinë e Kosovës. Duke u ndalur tek bashkëpunimi dypalësh, Presidenti shqiptar vlerësoi pozitivisht klimën e dialogut politik që ekziston mes dy vendeve, ndërsa shprehu besim për nxitjen e marrëdhënieve kryesisht në sektorin ekonomik, shkëmbimeve tregtare dhe rritjes së investimeve. Ai vlerësoi kontributin e çmuar të Emirateve të Bashkuara Arabe në financimin e plotë të ndërtimit të aeroportit të Kukësit, si dhe nënvizoi interesin për të mirëpritur investime të tjera nga ky vend, nga kompani të fuqishme, kryesisht në energjetikë, infrastrukturë, etj. /a.s//n.m/
KOMENTE