Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Operatorëve telefonikë serbë në Kosovë, u ka mbaruar afati
English

Vetëvendosja: Operatorëve telefonikë serbë në Kosovë, u ka mbaruar afati

Prishtinë, 25 Qershor, NOA - Afati që ART-ja u kishte dhënë përçuesve ilegalë të telekomunikacionit nga Serbia që këto të mbyllen në Kosovë ka përfunduar më datën 18 qershor.

Kështu vë në dukje lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilës, Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit ka paralajmëruar prapë heqjen e antenave të telefonisë mobile të Serbisë, të cilat që prej 10 vitesh funksionojnë në territorin e Kosovës.

“Këto antena, përveç që ishin vendosur ilegalisht, dhe që kishin emetuar ilegalisht sinjal të telefonisë mobile, vazhdimisht e kanë dëmtuar potencialin ekonomik PTK-së, duke ia marrë asaj një pjesë të konsiderueshme të tregut, që nënkupton një pjesë të konsiderueshme të profitit”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosjes.

“Prania e këtyre antenave në territorin e Kosovës, përveç që është e jashtëligjshme, është edhe e dëmshme. Kompanitë serbe të telefonisë mobile gjenerojnë profit, dhe këtë në dëm të Valës, duke e shtrirë rrjetin e tyre edhe në territorin e Kosovës. Ato nuk e shtrijnë rrjetin për t’i respektuar të drejtat e njeriut, por për respektin që kanë për bilancin e tyre financiar. Përveç kësaj antenat janë cenim i drejtpërdrejtë i sovranitetit (i cili qartazi ekziston vetëm formalisht në Kosovë) të vendit, sepse dhënia e së drejtës për antena të telekomunikacionit është e drejtë ekskluzive e institucioneve vendëse. Sa kohë që këtu vendosin antena secila kompani që ia ka ënda, atëherë Kosova na del të jetë një territor i lirë, i hapur për pushtim. Dhe pikërisht këtë duket ta kërkojnë ICO-ja, KFOR-i dhe qeveria e Kosovës”, shtojnë aktivistët e Vetëvendosjes, duke përfunduar me kërkesën për largimin sa më parë të këtyre antenave.

n.e/NOA
KOMENTE