Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Afganistan - Eliminohet Një Komandant Taleban, Ishte Veshur Si Grua
English

Afganistan - Eliminohet Një Komandant Taleban, Ishte Veshur Si Grua

ROMË, 26 qershor /ATSH-ANSA/ - Komandanti i talebanëve në provincën veriore të Logarit, në Afganistan, u eliminua dje nga forcat e sigurisë ndërsa ishte veshur me rroba femërore për t'i shpëtuar kapjes, njoftoi sot ISAF me anë të një komunikate. Komandanti, Ghulam Sakhi, ishte fshehur pranë fshatit Qal-eh Saber, në distriktin Pul-e 'Alam, kur gjatë një aksioni të përbashkët të ushtrisë afgane dhe forcave ndërkombëtare solli identifikimin e tij. Ushtarët i bën thirrje fëmijëve dhe grave të dilnin nga një ndërtesë që ishte rrethuar. Sakhi doli i veshur me rroba femërore së bashku me gratë e tjera. Por më pas nxori një pistoletë dhe hodhi një granatë dore drejt ushtarëve, të cilët iu përgjigjën me zjarr duke e vrarë në vend. Shpërthimi i granatës shkaktoi plagosjen e një gruaje dhe dy fëmijëve. Sakhi, i njohur me shumë nofka, ishte një nga protagonistët e sulmeve me bomba artizanale (ied - pajisje shpërthyese e improvizuar) të cilat kanë shkaktuar me qindra viktima, në sulme me armë zjarri dhe në organizimin e pritave. Ai konsiderohej përgjegjës për rrëmbimin dhe vrasjen e një drejtuesi të lartë të sigurisë afgane. /e.v/
KOMENTE