Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“ALO 116”, kanë telefonuar 138 mijë fëmijë/vit nga e gjithë Shqipëria
English

“ALO 116”, kanë telefonuar 138 mijë fëmijë/vit nga e gjithë Shqipëria

Tiranë, 26 Qershor, NOA – Mbi 138 mijë fëmijë nga e gjithë Shqipëria kanë telefonuar në një vit për të raportuar raste të dhunës dhe keqtrajtimit brenda familjes, në linjën kombëtare të Ndihmës për Fëmijët “ALO 116”.

Ky numër mund të merret falas nga çdo telefon e është falas, dhe bëhet me dijeni se në shumicën e rasteve, kanë kërkuar ndihmë në këtë shërbim fëmijë të moshave 9-17 vjeç.

“Në një pjesë të madhe të rasteve fëmijët kanë kërkuar informacion rreth marrëdhënieve seksuale dhe marrëdhënieve me partnerët, apo kanë telefonuar për të denoncuar raste dhune në shkollë, për të kërkuar informacion rreth të drejtave të tyre, informacion mbi mënyrat si të ngrejnë marrëdhënie të shëndetshme me bashkëmoshatarët etj”, raporton .

drejtori i CRCA, Altin Hazizaj, sipas të cilit, pas vitit të parë të funksionimit të këtij shërbimi, organizata që ai drejton do të punojë për të kryer investime të reja në këtë shërbim.

“Puna bëhet në shumë raste e vështirë”, tregon Belioza Coku, menaxhere e përgjithshme e “ALO 116”, “pasi në Shqipëri ende mungojnë shërbimet sociale të profilizuara për fëmijët”.

Ndërkaq, në shumë raste fëmijët telefonojnë vetëm për t’u dëgjuar!

Aktualisht po punohet që Shqipëria të mund të jetë pjesë e një linje të përbashkët telefoni falas në Ballkan për rastet e zhdukjes apo humbjes së fëmijëve, linjë kjo që zakonisht quhet në Europë si “hot line”.

n.e/NOA

KOMENTE