Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G20 - Sot Përfundon G8-Ta, Në Mbrëmje Samiti I G20-Ës
English

G20 - Sot Përfundon G8-Ta, Në Mbrëmje Samiti I G20-Ës

TORONTO, 26 qershor /ATSH-ANSA/ - Sot është dita përfundimtare e punimeve të samitit G8-të që ka mbledhur prej ditës së djeshme të Mëdhenjtë e Tokës në Huntsville të Kanadasë. Formati i tetëshes do të përfundojë në mesditë, me deklaratën përfundimtare të Samitit. Më pas do të fillojnë punimet e samitit të G20-ës, që do të kryesohen nga diskutimet për krizën, gjetjen e një rritje të qëndrueshme, të stabilizuar dhe të ekuilibruar. Një samit që parashikohet të jetë i tensionuar. Me pozicione të ndara dhe të largëta për masat që duhen zbatuar për t'u përballur me krizën. Dhe me propozime të ndryshme për zgjidhjen e saj. Duhet një marrëveshje, një marrëveshje e munguar që, sipas alarmit të FMN-së, mund të krijojë një situatë në të cilën mund të rrezikohen 30 milionë vende pune dhe rreth 4000 miliardë dollarë. Nga rajoni i liqeneve të Muskokas, ku është mbledhur aktualisht G8-ta, pritet të publikohet sot edhe deklarata përfundimtare e samitit. Liderët kanë folur, ndër të tjera, për paqen dhe sigurinë botërore. Një dokument ky përfundimtar i një samiti të zbehur nga pritjet për G20-ën. Por që i sheh të mëdhenjtë e Tokës të angazhohen me 7.3 miliardë dollarë për mbrojtjen e nënave dhe fëmijëve, lajm ky i bërë publik nga kryeministri kanadez Stephen Harper. Më pas pritet një kalim te terrorizmi ndërkombëtar, ashtu si për dosierët e mëdhenj ndërkombëtar, nga Lindja e Mesme te Irani, nga Afganistani te Koreja e Veriut. Megjithatë vëmendja është përqendruar në Toronto ku sot në mbrëmje, me një darkë zyrtare, do të hapet Samiti i katërt i G20-ës në nivel krerësh shtetesh. Një fundjavë pune që duhet të mbyllet mbrëmjen e nesërme. /e.v/
KOMENTE