Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
G8 - Rusia Kërkon Të Përmirësojë Marrëdhëniet Me Britaninë E Madhe
English

G8 - Rusia Kërkon Të Përmirësojë Marrëdhëniet Me Britaninë E Madhe

HUNTSVILE (Kanada), 26 qershor /ATSH-AFP/ - Rusia është e gatshme për "ndryshime" për të përmirësuar marrëdhëniet me Britaninë e Madhe, u shpreh dje në Huntsville të Kanadasë presidenti rus Dmitri Medvedev. "Ramë dakord që disa ndryshime duhet të ndodhin në marrëdhëniet tona", deklaroi Medvedev në përfudim të një takimi në kuadrin e G8-s me kryeministrin britanik David Cameron. "Jemi të vendosur që ato të bëhen më të frytshme dhe më intensive", shtoi ai ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë acaruar vitet e fundit nga disa incidente, veçanërisht nga vrasja në Londër e ish-spiunit rus Aleksandër Litvinenko në vitin 2006. Ndërsa Cameron u angazhua t'i vendosë marrëdhëniet britaniko-ruse "mbi baza të reja". /I.Pu.
KOMENTE