Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Indi - Të Paktën 15 Viktima Nga Një Aksident Automobilistik
English

Indi - Të Paktën 15 Viktima Nga Një Aksident Automobilistik

PATNA, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Të paktën 15 persona mbetën të vdekur dhe 25 të plagosur në gjendje shumë të rëndë sot, nga përplasja e një autobusi me një kamion, në një rajon lindor të Indisë, njoftuan burime policore. Drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e automjetit të tij në një kthesë, në afërsi të një zone tregtare të qytezës Dhanarua, 35 kilometra nga Patna, kryeqyteti i shtetit Bihar, deklaroi zëdhënësi i policisë, Amit Kumar Jain. India ka numrin më të madh të viktimave nga aksidentet automobilistike në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Aksidentet janë shumë të shpeshta për shkak të shpejtësisë, gjendjes së keqe të rrugëve dhe po ashtu të automjeteve./ /i.p/
KOMENTE