Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Deshton Mbledhja E Keshillit Bashkiak
English

Korçë: Deshton Mbledhja E Keshillit Bashkiak

KORÇË, 26 qershor / ATSH, Behar Fejzulla/- Këshilli Bashkiak i Korçës nuk arriti të miratonte dje çështjet e rendit të ditës, me përjashtim të një pike të vetme, dhënien e ndihmës ekonomike për muajin qershor. Shkak u bë futja në rendin e ditës nga këshilltarët e djathtë të një pike për zevëndësimin e një anëtari të KRT-së të Bashkisë, që nuk u pranua nga të majtët, që braktisën më pas, mbledhjen. Por mosmarrëveshja mes dy grupeve u shpalos në një debat mes kryetarit të Bashkisë, Niko Peleshi dhe kryetarit të grupit të këshilltarëve të djathtë, Pëllumb Beqiri mbi mosmiratimin nga këshilltarët e djathtë në mbledhjen e mëparëshme të projektit të Bashkisë për planin rregullues të qendrës së qytetit të Korçës, pa marrë më parë miratimin e KRTSH-së. Pas kësaj, bashkia në shenjë hakmarrjeje, penalizoi firmën ndërtuese të unazës së qytetit të Korçës me 5 milion lekë gjobë dhe ndaloi punimet, me pretendimin se investitori, që është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk kishte marrë lejë në bashki dhe nuk kishte paguar taksën e ndikimit mjedisor./n.m/
KOMENTE