Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korçë: Fillon Ndertimi I Nje Fushe Sportive, Bashkia Gjobit Ndertuesit
English

Korçë: Fillon Ndertimi I Nje Fushe Sportive, Bashkia Gjobit Ndertuesit

KORÇË, 26 qershor / ATSH, Behar Fejzulla / - Bashkia e Korçës ka gjobitur me nga 100 mijë lekë gjobë dy firma ndërtuese private dhe drejtorinë Rajonale të Rrugëve Nacionale, Korçë, të cilët po kryenin punime për rikonstruksionin dhe sistemimin e aneksit të fushës së futbollit të para të rinjve të "Skënderbeut". Sipas Inspektoriatit ndërtimor urbanistik të Bashkisë, gjoba u vu për shkak se ndërtuesit hidhnin mbeturinat në një vend të papërshtatshëm dhe ndotnin mjedisin. Por drejtori i Drejtorisë Rajonale të Rrugëve Nacionale, Kreshnik Zgjani, thotë se ky veprim bëhet për të ndaluar punimet". Një ditë më pare mjete të rënda të dy firmave private dhe të Drejtorisë Rajonale të Rrugëve filluan punimet për rikonstruksionin e fushës aneks të futbollit, ku do të zhvendoset tapeti i fushës kryesore, i shtruar aty një vit më pare dhe i dëmtuar për shkak të mosbërjes së drenazhimeve sipas standarteve nga firma ndërtuese dhe do të vendoset një tapet i ri, për të cilin ka financuar 120 milion lekë FSHF. Në fillimin e punimeve mori pjesë dhe prefekti i Korçës, Andrea Mano, i cili tha se ndërtimi i fushës së re bëhet nga firmat private sipas një marrëveshje të ministrit të Financave, Ridvan Bode për stadiumin e futbollit "Skënderbeu" ku do të bëhen investime edhe për rikonstruksionin e tribunes dhe të tjera, me financim të qeverisë./n.m/
KOMENTE