English

Kosovë - Fillon Takimi I Përbashkët I Katër Presidentëve Në Prevallë Të Prizrenit

PREVALLË - PRIZREN, 26 Qershor /ATSH-B. Jashari/.-Liderët e katër vendeve të rajonit në Samitin në Prevallë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi dhe Presidenti i Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç, u kthyen nga dreka në Prizren dhe para pak minutash filluan takimin e përbashkët mes tyre. Gjatë paraditës u mbajtën takimet bilatere, temë kryesore e të cilave ishte zgjerimi i bashkëpunimit në fushat me interes reciprok, ndërsa është ritheksuar ideja e një minishengeni për lëvizje të lirë të qytetarëve të rajonit. Pas takimit të përbashkët katër presidentët pritet të mbajnë një konferencë shtypi./s.s./
KOMENTE