Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja E Lirë Në Rajon, Bazë Për Proceset Integruese
English

Lëvizja E Lirë Në Rajon, Bazë Për Proceset Integruese

Presidentët Topi, Sejdiu, Vujanoviç dhe Ivanov deklarojnë në përfundim të samitit të Prizrenit - TIRANË, 26 Qershor/ATSH/.- Presidentet e katër shteteve fqinjë të rajonit, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nënvizuan në konferencën e përbashkët për shtyp, në përfundim të samitit të zhvilluar sot në Prevallë, në Prizren (Kosovë), rëndësinë e lëvizjes së lirë të qytetarëve të këstij rajoni si një bazë e rëndësishme për proceset integruese. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, theksoi se tema kryesore e takimit ishte liria e lëvizjes së njerëzve në rajon, si bazë e rëndësishme e komunikimeve dhe e proceseve integruese. "Sot themi se jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi vënë ide më herët për një "mini-Shengen ballkanik", apo të Evropës Juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese në një plan më të gjerë", tha Presidenti kosovar. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, pasi përshendeti homologët e tij të rajonit për pjesëmarrjen në këtë samit, i pari i këtij niveli që zhvillohet në Kosovë, tha se Maqedonia dhe Mali i Zi e kanë fituar statusin e lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe ne kemi qenë dhe jemi të gëzuar që dy fqinjët tanë e kanë fituar këtë status. "Shqipëria është në prag të marrjes së këtij statusi dhe kam parë që i njëjti gëzim qëndron edhe tek kolegët e mi. Edhe në tryeza të tjera, por edhe sot unë shpreha qëndrimin tim që statusit të lëvizjes së lirë të njerëzve në rajonin tonë kurrsesi nuk duhet t'i qëndrojë larg edhe lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës, gjë që gjeti mirëkuptimin edhe të kolegëve të mi dhe natyrisht. Kjo thirrje është edhe për partnerët tanë të rëndësishëm evropianë, që besoj do e shohin lëvizjen e lirë si e drejtë substanciale të çdo qytetari që jeton dhe punon në rajonin tonë ballkanik", theksoi Presidenti Topi. Ai shprehu bindjen se "bashkëpunimi do i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar, kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementëve dhe hapjes së kufijve për sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave". Për Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, rajoni ka pësuar një përparim të madh, nëse e krahasojmë atë me dhjetë vite më parë. "Përveç se qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave, ne tani bisedojmë edhe për infrastrukturën, edhe energjitikën, pra, i kemi tejkaluar ato korniza që ishin për çështje të qarkullimit të lirë të njerëzve", tha ai. Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, duke folur për temën kryesore të këtij samiti, tha se të katër vendet tashmë kemi themeluar një "zonë mini-Shengen" dhe kjo është themelore për integrimet, për rrugën e integrimit evropian. Ai tha se i dërguam një mesazh vendeve të zonës së Shengenit që të katër vendet e kësaj "zonë mini-Shegen" duhet ta gëzojnë dhe ta kenë lirinë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave. "Pra, lëvizja e lirë sipas nesh është bazë e të gjitha zhvillimeve, e zhvillimit të biznesit, e lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave dhe po ashtu është bazë e integrimeve në përgjithësi", tha presidenti malazes./s.s./
KOMENTE