Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lisbonë - Trupi I Nobelistit Saramago Do Të Prehet Nënhijen E Një Peme Ulliri Njëqind Vjeçare
English

Lisbonë - Trupi I Nobelistit Saramago Do Të Prehet Nënhijen E Një Peme Ulliri Njëqind Vjeçare

LISBONË, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Eshtrat e shkrimtarit të njohur portugez, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 87 vjeçare, do të prehen në një park në Lisbonë nën hijen e një peme ulliri njëqind vjeçar, njoftoi sot Fondacioni i tij në faqen e internetit. ''Eshtrat e nobelistit të njohur Hose Saramago do të prehen në parkun "Campo das cebolas", që ndodhet përballë ''Casa dos Bicos'', selia e Fondacionit Hose Saramago, nën një pemë ulliri njëqind vjeçar'', sipas një komunikate të Fondacionit. Shkrimtari i njohur portugez që ka fituar çmimin Nobel, Hose Saramago, vdiq të premten në moshën 87 vjeçare në shtëpinë e tij në Spanjë në ishullin Lanzarote. Saramago një anëtar i partisë komuniste në Portugali, i cili fitoi çmimin Nobel në vitin 1998, shkaktoi polemika gjatë karrierës së tij të gjatë, ku veprat e tij kritikonin historinë portugeze, konservatorizmin dhe fenë./ /ec/
KOMENTE