Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni, Vizion I Përbashkët Për Të Tashmen Dhe Të Ardhmen
English

Marrëdhëniet Shqipëri-Maqedoni, Vizion I Përbashkët Për Të Tashmen Dhe Të Ardhmen

- Presidenti Topi takohet në Prizren me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov - TIRANE, 26 Qershor/ATSH/.- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vlerësoi sot, gjatë takimit me homologun e tij maqedonas, Gjorgje Ivanov, në kuadër të takimit që Presidentët e katër vendeve fqinjë të rajonit po zhvillojnë në Prizren, me ftesë të Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, se marrëdhëniet midis dy vendeve mbështeten në vizionin e përbashkët për të tashmen dhe të ardhmen e vendeve të rajonit. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se në këtë takim, Kryetari i Shtetit shqiptar vuri në pah bashkëpunimin shumë të mirë me palën maqedonase n? kuadër t? angazhimit të p?rbashk?t p?r an?tar?simin e vendeve tona n? Bashkimin Evropian. "Besoj që mes dy shteteve tona ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, që karakterizohen nga një bashkëpunim dhe një komunikim i afërt, nisur nga vizioni i përbashkët që ne kemi për të tashmen dhe për të ardhmen", u shpreh Presidenti Topi, duke shtuar se "të dy vendet ndajnë objektivin e përbashkët për integrimet euroatlantike dhe kjo me qëllim të një stabiliteti të qëndrueshëm të dy vendeve tona". Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës vuri në dukje domosdoshmërinë e lëvizjes së lirë të njerëzve për të gjitha vendet e rajonit Ballkanit, që do të mundësonte rritjen e marrëdhënieve ekonomike, të shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e standardeve e mirëqenies së shoqërive tona. Të dy Presidentët ndanë të njëjtin mendim për Kosovën, se realiteti gjeo-politik në Ballkan ka ndryshuar, sidomos pas njohjes nga pjesa më e madhe e vendeve të rajonit të shtetit të ri të Kosovës dhe mbështetjen që ky shtet ka nga partnerët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Nisur nga kjo, Presidenti Topi shprehu domosdoshmërinë e pranisë së palës kosovare në tryeza dhe nisma rajonale dhe projekte të përbashkëta ekonomike, që do i shërbente rritjes dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet për lëvizjen e lirë të njerëzve, për zhvillimin ekonomik, për kontrollin e kufijve dhe të trafiqeve ilegale dhe mbi të gjitha, për mbajtjen e një ekuilibri të rëndësishëm politik të vendeve të rajonit. Nga ana e tij, Presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, vlerësoi nivelin e lartë të dialogut politik midis dy vendeve tona dhe rikonfirmoi gatishmërinë për thellimin e tij në funksion të marrëdhënieve dypalëshe, shumëpalëshe e rajonale. Duke iu referuar takimit të Prizrenit, Presidenti maqedonas vlerësoi se takime të këtij niveli japin një mesazh dhe imazh të ri mbështetur mbi parime të përbashkëta mbi aspiratën tonë për t'u integruar në Bashkimin Evropian. /s.s./
KOMENTE