Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nisin takimet dypalëshe në Samitin e Prizrenit
English

Nisin takimet dypalëshe në Samitin e Prizrenit

Prizren, 26 qershor, NOA - Me ftesë të presidentit Fatmir Sejdiu, në Prevallë të Prizrenit, ka filluar punimet samiti i tretë rajonal, ku po marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ai i Maqedonisë Gjorgje Ivanov dhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç.

Ky samit është vlerësuar se do të shtyjë përpara procesin e bashkëpunimit në rajon, si dhe do të promovojë paqen dhe stabilitetin e kësaj pjese të Evropës.

Ndërkaq, thirrja e këtij samiti nga presidenti Fatmir Sejdiu, nga politika kosovare dhe analistët është cilësuar si mesazh i Kosovës, përmes së cilit shprehet gatishmëria për bashkëpunim me të gjithë fqinjët.

Kosova, si shteti më i ri në rajon dhe Evropë, ka vendosur tashmë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ndërkaq, me Malin e Zi ende nuk është vendosur një nivel i tillë i marrëdhënieve.

Sidoqoftë, pas njohjes së komunitetit malazez si pakicë në Kosovë, vendosja e marrëdhënieve në nivel ambasadash me Podgoricën shihet vetëm si çështje kohe.

Sipas agjendës zyrtare, tashmë kanë filluar takimet bilaterale ndërmjet katër presidentëve. Kurse, në orët e pasdites pritet të mbahet një takim i përbashkët ndërmjet katër presidentëve, pas të cilit ata do të dalin para medieve për të prezantuar rezultatet dhe mesazhet politike që kanë samitet e tilla.

NOA/RFE

KOMENTE