Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra E Shtypit Shqiptar
English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 26 Qershor/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuar të shtunën: Gazeta " Panorama" PENSIONET E USHTARAKEVE KATEGORITE QE PERFITOJNE Ish-ushtarakët, edhe pse me pak rezerva janë të kënaqur nga rrëzimi i ligjit për pensionet e ish-ushtarakëve. Kreu i shoqatës së ushtarakëve , Mehdi Pogace, tregon se kush janë kategoritë e ushtarakëve në rezervë që do të përfitojnë nga ky ndryshim. Tituj të tjerë: Rama: Daul bëri fushatë për PD, do rifillojmë protestat. PPE: Rama, kërkesa të reja sa herë që Berisha lëshon. Gazeta " Shqip" EDHE BULLGARET KERKOJNE MINORITET ETNIK NE SHQIPERI Pas Bukureshtit, radha e Sofjes për të përfituar nga censusi.Lideri i VMRO nxit qeverinë. Tituj të tjerë: Rasti "Pango", Daul: Do e shkarkoja për 2 minuta USAID: Ka rënë besimi i shqiptarëve te gjykatat. Gazeta Shqiptare: GENJESHTRA SHQIPTARE, ARME FALAS NE 2006, NE AFGANISTAN Zbulohet pas 4 vitesh, vendimet e qeverise të mbajtuara sekret në kohën e marrë. Tituj të tjerë: Malaj: Si do veproja me krizën po të isha Ministër Financash Historianët: Serbët po na provokojnë me toponimet, Gazeta " Koha Jonë" PPE: BERISHA I KA BERE LESHIME TE TEPERTA RAMES Drejtuesit evropianë Martens, Frattini e Brok, apel PS që të respektojnë institucionet. Tituj të tjerë: Rama: Zgjidhje, ose do të nisim protestat. Berisha: Rrugët rurale do t'i përfundojmë në 2013 Gazeta "Rilindja Demokratike" EUROPA E IDENTIFIKON RAMEN SI PROBLEM PER AFRIMIN NE BE PPE: Kërkesat e PS, në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin dhe vendimet e gjyqësorit. Tituj të tjerë: Rama, tre vjet që nuk shkel në zyrën e Bashkisë. Nishani: Reforma në drejtësi është një prioritet kryesorë. Gazeta "Zëri i Popullit" RAMA: PS NE PUSHTET DO TE ZHBEJE CDO LIKGJ TE PADREJTE TE QEVERISE BERISHA Lideri i opozitës i ka kërkuar kryeqeveritarit të lexojë në mënyrë të drejtë rezolutën e Parlamentit Evropian. Tituj të tjerë: Pikat e rezolutës që nxijnë Berishën. Zgjerohet harta e mjerimit, kriza rrit varfërinë. Gazeta " Integrimi" : SHQIPERIA MERITON HEQJEN E VIZAVE DHE INTEGRIMIN NE BE Deklatatë e Partisë Popullore Evropiane: Vlerësojmë progresin e arritur nga qeveria shqiptare. Tituj të tjerë: Vasili: Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në planifikimin familjar. Daul: Shqiptarët do të udhëtojnë pa viza brenda vitit 2010./e.xh/
KOMENTE