Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkujtohet 66-vjetori i masakrës çame, sot marshimi i madh i Qafë-Botës
English

Përkujtohet 66-vjetori i masakrës çame, sot marshimi i madh i Qafë-Botës

Tiranë, 26 Qershor NOA – Ndërsa janë mbushur 66 vjet nga masakra në Çamëri, sot organizohet marshimi i përvitshëm në përkujtim të saj, nga anëtarë të komunitetit çam, duke nisur që nga Varrezat e Kllogjerit deri në Qafë-Botë.

Ky marshim zhvillohet në kuadrin e hapjes së Javës së Çamërisë, e cila ka iniciuar para pak ditësh, duke parashikuar që në kuadrin e saj të realizohen mjafta aktivitete në nderim të tragjedisë çame.

Organizimi i këtyre aktiviteteve bëhet nga komuniteti çam, e në mënyrë të veçantë nga Partia për Drejtësi dhe Unitet, PDU, e cila përfaqëson këtë komunitet tani edhe në parlamentin shqiptar.

Bëhet me dijeni se marshimi do të nisë na Kllogjeri i Sarandës, ku prehen 2700 persona të cilët vdiqën rrugës, gjatë eksodit të popullsisë çame e cila ikte për t’i shpëtuar genocidit dhe dhunës greke, të kryesuar nga Napolon Zerva.

Çështja çame tashmë po tenton të promovohet edhe jashtë vendit, si e pazgjidhur ende, ndërsa çamëve iu mohohet kthimi në tokat e tyre dhe rikthimi i pronave, pasi shteti socialist shqiptar, u hoqi nënshtetësinë greke dhe i regjistroi si nënshtetas shqiptarë, duke mos ua dhënë më të drejtën për rikthim në Çamëri.

n.e/NOA

KOMENTE