Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poloni - Lech Walesa Rikonfirmon Mbështetjen Për Komorowskin
English

Poloni - Lech Walesa Rikonfirmon Mbështetjen Për Komorowskin

VARSHAVË, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti polak, Lech Walesa dhe shefi i sindikatës ''Solidaritet'' rikonfirmoi sot mbështetjen për kandidatin liberal, Bronislaw Komorowski një javë nga turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohen më 4 korrik në Poloni. Sot është në interes të Polonisë të zërë një vend të rëndësishëm në Evropë në sajë të maturisë, parashikueshmërisë dhe fatit të negociatave, cilësive që Komorowski i mishëron plotësisht'', deklaroi për shtypin, Walesa në Gniezno ku arqipeshkvi Jozef Kowalczyk mori zyrtarisht detyrën si kryesheshkop i ri i Polonisë. "Jam i bindur se do të ishte një zgjedhje e mirë nëse kjo do të bëhej nga bashkëatdhetarët e mi'', shtoi ai. Komorowski, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë në katedralen Gniezno e falenderoi Lech Walesa për mbështetjen e tij. Sipas një sondazhi të publikuar sot, Bronislaw Komorowski mund të fitojë turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53 për qind të votave nga 42 për qind për rivalin e tij, konservatorin, Jaroslaw Kaczynski./ /ec/ a.jor.
KOMENTE