English

Poloni - Zgjedhje Presidenciale - Sondazh: Komorowski Fiton Në Turin E Dytë

VARSHAVË, 26 qershor /ATSH-AFP/ - Kandidati liberal Broislaw Komorowski mund të fitojë në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të zhvillohet më 4 korrik në Poloni me 53 për qind të votave kundrejt 42 për qind që do të marrë rivali i tij, konservatori Jaroslaw Kazynski, mësohet nga një sondazh i publikuar sot. Sipas këtij sondazhi të realizuar të enjten nga instituti Gfk Polonia me 1 000 persona për të përditshmen konservatore Rzeczpospolita, 5 për qind e personave të pyetur mbeten të pavendosur. Pjesëmarrja mendohet të jetë 48 për qind. Në turin e parë Bronislaw Komorowski mori 41,22 për qind të votave dhe rivali i tij Kaczynski, doli në vend të dytë me 36,74 për qind, duke lënë pas kandidatin e majtë, socialdemokratin Grzegorz Napieralski, i cili shkaktoi habi duke fituar 13,7 për qind të votave. Janë zgjedhësit që do të bëjnë animin e peshores më 4 korrik. Zgjedhjet presidenciale organizohen pas vdekjes së presidentit Lech Kaczynski, vëllai binjak i Jaroslaw Kaczynski, në një aksident ajror më 10 prill pranë Smolenskut në Rusi. Të dielën në mbrëmje, dy kandidatët kryesorë do të marrin pjesë në një debat të parë televiziv. /I.Pu.
KOMENTE